Koreja e Kim Jong Un në krizë
Kriza e rëndë e koronavirusit dhe tajfuni i fortë me të cilin u përball Koreja e veriut kanë sjell reagim të fortë nga diktatori. Byroja politike ka urdhëruar nisjen e fushatës së rritjes së prodhimit.
Byroja komuniste ka hartuar projekte të mëdha në një përpjekje për të ringjallur ekonominë e rënduar nga përmbytjet, tajfunët dhe koronavirusi.
Diktatori Kim Jong Un bëri thirrje për një “betejë 80-ditore”në një takim të Byrosë Politike.
“Ne ende përballemi me sfidat që nuk mund të anashkalohen dhe ka shumë qëllime që duhet të arrijmë brenda këtij viti,” tha diktatori Kim, raporton media shtetërore koranoveriore.
Ekspertët njoftojnë se tkurrja ekonomike e vendit komunist, këtë vit është më e madhja që 1997.
Koronavirusi që çoi në mbyllje kufijsh që ndaluan eksportet e vendit të varfër, si edhe përmbytjet që shkatërruan të korrat, janë ndër arsyet kyesore.
Ekonomia koranoveriore përballet gjithashtu me shumë sanksione për shkak të program të saj të armëve bërthamore. Në muajt e fundit, Kim ka sulmuar dhe burgosur e internuar kuadro të ndryshëm për atë që ai e shihte si menaxhim të dobët të virusit.
Ngjashëm me Shqipërinë komuniste, nuk munguan as akuzat për sabotator gjatë ndërtimit të Spitalit e Përgjithshëm Pyongyang, duke thënë se ata po tentonin tia hidhnin politikës të partisë dhe ishin “të pakujdesshëm” me shpenzimet.
Ndërkohë, edhe pse në krizë ekonomike Koreja e Veriut ka filluar organizimin e festave të mëdha për 75 vjetorin e Partisë komuniste. Imazhet satelitore tregojnë se Kim është duke u përgatitur për një paradë ushtarake, të cilën ai e ka përdorur më parë për të treguar raketat e tij të fundit.