‘Kopa Trophy’: De Ligt lojtari më i mirë i ri
‘France Football’ ka ndarë ‘Kopa Trophy’, për lojtarin më të mirë të ri në botë.
Në mbrëmjen gala që po mbahet në Paris, Matthijs De Ligt u stolis me çmimin si më i miri.
De Ligt pati sezon të jashtëzakonshëm me Ajax, duke prekur fazën gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, si dhe duke fituar ligën e Holandës.
De Ligt aktualisht luan me Juventus.