Kontratat milionëshe të Qeverisë Kurti që u nënshkruan për koronavirusin (DOKUMENT)
Që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë, që drejtohet nga Arben Vitia ka nënshkruar një sërë kontratash për furnizim me produkte të ndryshme.
Furnizim me material shpenzues, barëra e material laboratorik kanë përfshirë disa prej dhjetëra kontratave që janë nënshkruar edhe me procedura të shpejta, për shkak të situatës emergjente në të cilën ndodhet vendi.
Agjencia e Lajmeve FaktePlus i ka siguruar këto kontrata, duke përfshirë vlerat e tyre, operatorët ekonomik e përshkrimin e artikujve që janë blerë.
Njëra prej tyre është edhe kontrata “Furnizim emergjent me pajisje dhe material shpenzues medicinal për mbrojtjen e personelit shëndetësor nga Corona Virusi”, vlera e së cilës është afër 95 mijë euro.
Për këtë kontratë, 2 kompani kanë qenë ofertuese kurse artikujt të cilët janë porositur, janë si më poshtë.
Në kontratën “Furnizim Emergjent me pajisje dhe material shpenzues medicinal për mbrojtje nga Corona Virusi”, e cila ishte e ndarë në llote, 3 kompani kanë qenë ofertuese, raporton FaktePlus.
Ajo ishte e ndarë në llote kurse përfshinte furnizimin me çarçafë njëpërdorimshë, maska respiratore, mbulesa mbrojtëse të disponueshme etj.
Kontrata “Furnizim Emergjent me material laboratorik për testim ne SARS-C-V-2 për Corona-Virus”, kishte vetëm një operator ekonomik ofertues.
Artikujt me të cilat është furnizuar, mund t’i shihni më poshtë.
Kontrata “Furnizim Emergjent me pajisje dhe material shpenzues medicinal për Corona-Virus”, ishte e ndarë në llote me vlerë totale afro 2 milionë euro.
Ajo përfshinte furnizim me maska respiratore, shtretër njëpërdorimshë etj, ndërsa 4 operatorë ekonomik ishin ofertues.
Kontrata tjetër “Furnizim emergjent me produkte farmaceutike për Corona-Virus”, ishte e ndarë në llote. Ajo përfshinte furnizimin me barëra si pantoprazole, paracetamol, sedativë të ndryshëm etj.
Operatorë ekonomik ofertues ishin 3.
Në kontratën “Furnizim Emergjent me material laboratorik për testim ne SARS-COV-2 për Corona-Virus”, operatorë ekonomik ofertues ishin gjithsejt 3.
Vlera totale e saj ishte afro 158 mijë euro.
Tek kontrata “Ritender “Furnizim emergjent me produkte farmaceutike për Corona-Virus””- Lot 1 – Tamiflu, qëllimi ishte furnizimi me 10000 tableta ‘Tamiflu’ në sasi 75 miligramë.
Vlera e saj ishte 16 mijë e 700 euro kurse operator ekonomik ofertues ishte vetëm 1.
Në kontratën “DDD (Dezinfektim, dezinsektim, deratizim) i hapësirave të brendshme për mbrojtje nga Corona-Virusi”, që kishte për qëllim kryerjen e këtyre shërbimeve në MSh, objekte të inspektorateve në Vranidoll, Nashec e Akademinë Policore në Vushtrri, është paraqitur vetëm një operator ekonomik ofertues, raporton FaktePlus.
Vlera e përgjithshme e kontratës ka shkuar në 35 mijë e 629 euro.
Kontrata “Ritender “Furnizim Emergjent me pajisje dhe material shpenzues për Corona-Virus”, janë paraqitur vetëm 5 operatorë ekonomik ofertues.
Ajo ishte e ndarë në llote me vlerë 3.3 milionë euro. Përfshinte pajisjen me maska kirurgjikale, doreza, qese trupi etj.
Në kontratën “Ritender “Furnizim emergjent me produkte farmaceutike për Corona-Virus”” e ndarë në llote, që përfshinte furnizim me glukozë, dopaminë, paracetamollë etj., janë paraqitur 8 operatorë ekonomik ofertues.
Vlera e saj ishte mëse 150 mijë euro.
Kurse në kontratën: Ritender “Furnizim emergjent me aparatura medicinale – Ventilator (respirator) për mbrojtje nga Corona-Virusi”, vlera e lotit 3 të kontratës ishte 749 mijë euro.
Operatorë ekonomik që u paraqitën ishin 3.
/FaktePlus.