Kontrabandim me dhen e dhi
Njësitet e Policisë së Kosovës e kanë ndaluar dje një automjet-furgon në të cilin janë gjetur rreth 40 krerë të kafshëve, të cilët dyshohet se po kontrabandoheshin.
Ky numër i kafshëve është zënë dje në orët e pasdites në fshatin Kabash të komunës së Vitisë.
“Është ndaluar një automjet-furgon me tabela vendore, me vozitës të dyshuarin shqiptar, gjatë verifikimit dhe kontrollimit në brendësin e furgonit kishte pasur ngarkesë me kafshë (17 krerë dhen dhe 20 krerë dhi) pa dokumentacion përcjellës”, thuhet në raportin e policisë.
Bëhet e ditur se me vendimin e prokurorit, automjeti së bashku me ngarkesën janë dërguar në pikën doganore për procedim të më tejmë.
Kurse pronari i automjetit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./FaktePlus