Konkursi i ‘Trafikut Urban’, qindra aplikime për kondukter
‘Trafikut Urban’ në Prishtinë shumë shpejt do t’i shtohen dhjetëra konduktorë. Kjo dërmarrje tashmë ka mbyllur konkursin për konduktor/e për 85 vende të lira.
Komisioni vlerësues i këtij konkursi këtë javë do të filloj me të gjitha vlerësimet ku edhe priten të shpallen rezultatet.
Lulzim Rexhepaj, Kryeshef Ekzekutiv në ‘Trafikun Urban’ e ka konfirmuar për Agjencinë e Lajmeve ‘FaktePlus’ se konkursi është mbyllur dhe këtë javë komisioni vlerësues do të filloj vlerësimin e aplikuesve.
“ Konkursi ka përfunduar mbrëmë, dhe se tashmë do të filloj faza e vlerësimit. Ky komision do të analizoj të gjithë email-at që kanë ardh në adresen tonë dhe se do të shqyrtohen një nga një. Kjo procedurw merr kohë pak sepse mundohemi të jemi të barabart për të gjithë në vlerësim”, ka thënë Rexhepaj.
Kujtojmë se në konkurset e tilla të kaluara të ‘Trafikut Urban’, kanë qenë të veçanta duke aplikuar edhe femra, gjë që në Kosovë është e rrallë.
Ndryshe ky konkurs është mbyllur më datën 2 të këtij muaji./FaktePlus