Konjufca sqarohet për postimin në emër të tij ku përmendet “Klani Pronto”
Pak më parë në media ka qarkulluar një lajm që ministri i Jashtëm dhe Diasporës , Glauk Konjufca ka nënshkruar udhëzimin për reduktimin e nëpunësve të ambasadave dhe konsullatave.
“ Sepse të gjithë e dijimë pothuajse të gjithë të punësuarit në këto poste janë punësime të klanit pronto”, ka shkruar Konjufca, në rrjetin social twitter.
Konjufca nis pastrimin e stafit diplomatik të “Klanit Pronto”
Mirëpo, ndaj këtij lajmi ka reaguar vet ministri duke thënë se nuk ka llogari në Twitter, as personale e as zyrtare, përcjell FaktePlus.
Ai ka kërkuar që publiku që mos bie pre e profileve të rrejshme.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë, dua t’ju njoftoj se unë nuk kam llogari në tëitter, as personale dhe as zyrtare. I lus mediat dhe përdoruesit e rrjeteve sociale ta shpërndajnë këtë njoftim dhe të ndihmojnë që publiku i gjerë të mos bjerë pre e profileve të rrejshme, të cilat hapen me qëllime të panjohura./FaktePlus