Konjufca pyet LDK-në: Pse nuk e prishët koalicionin me Thaçin kur e shkarkoi Nekibe Kelmendin
Ministri i Punëve të Jashtme i cili vjen nga LDK-ja, Glauk Konjufca e ka pyetur Lidhjen Demokratike të Kosovës, se përse nuk e kishte prishur koalionin me Hashim Thaçin kur ky i fundit e kishte shkarkuar Nekibe Kelmendin sa ishte kryeministër.
Konjufca ka thënë se LDK nuk e prishi koalicionin me PDK-në atëherë.
“ E kam një pyetje për LDK-në. Ku ishte LDK kur u shkarkua e ndjera Nekibe Kelmendi prej Hashim Thaçit. Thaçi e ka shkarkuar atë dhe LDK e ka ulur kokën dhe ka vazhduar koalicoonin. Ne kemi menduar që ky koalicon do t’i shkëpuste lidhjet me PDK-në por e kotë. Kujt po i pengon lufta e antikorrupsionit që e patëm në plan. Tarifa ka qenë premtimi i zgjedhjeve pra zgjedhjet i kemi fituar me agjend të qartë me pru drejtësinë në vend”, ka thënë Konjufca./FaktePlus