Konjufca mori vendim për shkarkimin e motrës reagon Ganimete Musliu
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca i ka propozuar presidentit të vendit, Hashim Thaçit tërheqjen e diplomates Fatmire Musliu.
Fatmire Musliu, që shërbente si Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Frankfurt, Republikën Federale të Gjermanisë, njëherit është edhe motra e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.
Kjo e fundit ka reaguar duke publikuar në llogarinë e saj në Facebook një foto me të motrën përmbi së cilës ka shkruar “Tri gjëra nuk fshihen: dielli hëna dhe e vërteta.”
Kujtojmë se gjatë ditës ka reaguar edhe vetë konsullja Fatmire Musliu, e cila ka theksuar se është mirë, dhe ka bërë apel të kihet kujdes në këtë kohë Pandemie por pa përmendur fare vendimin e Konjufcës.