Konjufca: Italia u bë vendi i parë ku u ngrit forca ajrore për shpëtimin e popullit tonë
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se në fund-marsin e vitit 1999 emri i një qyteze të vogël italiane u bë shumë i rëndësishëm për kosovarët.
“Më 24 mars të vitit 1999 një qytezë e vogël italiane e me pak banorë në Kosovë u bë më e njohur se Roma dhe Milano. Kjo ishte Aviano prej ku filluan bombardimet e NATO-s kundër makinerisë ushtarake dhe policore të Serbisë.”
“Këto bombardime të domosdoshme u bënë nga aleanca më e fuqishme ushtarake e botës demokratike për t’i dhënë fund gjenocidit të shtetit serb mbi popullin e Kosovës. Italia u bë vendi i parë prej të cilit u ngrit forca ajrore për shpëtimin e popullit tonë. Lufta e drejtë e UÇK-së e gjeti mbështetjen e faktorit ndërkombëtar dhe falë këtij ndërveprimi erdhi liria e popullit tonë”.
Konjufca, në seancën solemne për nder të kryediplomatit italian Luigi Di Maio, tha se Italia ka pasur rol të rëndësishëm në të gjitha proceset kyçe nëpër të cilat ka kaluar