Konfiskohet Kur’ani 1 mijë vjeçar nga kontrabandistët në Turqi
Burime të sigurisë thanë se dorëshkrimi i mbështjellë me lëkurë antilopë u kap nga forcat e xhandarmërisë në rrethin Yatagan në një operacion të kryer kundër kontrabandistëve
Forcat turke të sigurisë zbuluan një dorëshkrim 1.000 vjeçar të Kur’anit nga trafikantë të dyshuar të gjësendeve antike në provincën jugore Mugla, raporton Anadolu Agency (AA).
Burime të sigurisë, të cilët folën në kushte anonimiteti, thanë se dorëshkrimi i mbështjellë me lëkurë antilopë u kap nga forcat e xhandarmërisë në rrethin Yatagan në një operacion të kryer kundër kontrabandistëve.
Dy të dyshuar që ishin duke planifikuar të shisnin dorëshkrimin u arrestuan gjatë operacionit.
Gjatë bastisjes u sekuestruan një armë jo e rregullt dhe një pushkë si dhe motorë të automjeteve.
Asnjë detaj tjetër mbi Kur’anin nuk u dha.