Konfiskohen mbi 263 kg mish në Pejë, arrestohet i dyshuari
Një person i dyshuar është arrestuar në Pejë nga Policia e Kosovës.
Deri te arrestimi i tij ka ardhë, pasi që të njëtit gjatë kontrollit nga inspektorët AUV-it në lokalin e tij thertore-mishtore janë konfiskuar 263.57 kg mish i llojeve të ndryshme trajtuar në kushte jo adekuate.
Mishi është asgjësuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./FaktePlus