Konfiskohen 3 mijë euro të falsifikuara në Kaçanik
Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit në Kaçanik me ç’rast ka gjetur dhe konfiskuar 3 mijë euro që dyshohet të jenë të falsifikuara dhe 7,35 gramë kokainë.
Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00.
“Raportohet se nga Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar, me ç’rast janë gjetur dhe janë konfiskuar 30 kartëmonedha prej 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara dhe 7.36 gramë substancë narkotike e llojit kokainë. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës .