Konfirmohet vrasja e njërit prej sulmuesve
Disa persona janë plagosur pas të shtënave me armë në qendër të Vjenës, bazuar në raportet e policisë.
Ministria e brendshme tha se një sulmues kishte vdekur ndërsa një tjetër ishte “në arrati” në kryeqytetin austriak.
Derisa mediat e huaja kanë raportuar edhe për të vdekur të tjerë.
Policia e Vjenës ka dhënë detajet e fundit ku ka konfirmuar se ka pasur të shtëna në gjashtë lokacione të ndryshme të qytetit, ku cak i sulmit ishe Sinagoga.
Një operacion i sigurisë në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar dhe policia u ka kërkuar njerëzve që të shmangin të gjitha hapësirat publike.
Pamjet e publikuara në mediet sociale treguan njerëz duke vrapuar, derisa dëgjohej ajo që raportohej të ishte e shtënë me armë.