Konfirmohet takimi Kurti – Mustafa, marrëveshja arrihet sot
Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa do të takohen sot.
Dy liderët do të takohen pas një kohe të gjatë të komunikimit në distancë me njëri-tjetrin. Kështu së paku publikisht.
E se do te ketë një takim e ka konfirmuar vetë Mustafa.
“Po besoj që takim do të ketë, orën ende nuk e kemi caktuar. Po bëjmë përpjekje gjithmonë që të arrijmë marrëveshje, jam i përkushtuar për marrëveshje. Nuk ka kuptim që të vazhdohet ndryshe, po bëjmë përpjekje”, ka thënë Mustafa.
Përderisa të dielën ka skaduar fati që Mustafa i kishte dhënë Kurtit, për pranimin e ofertës së fundit të LDK-së.
Kurse Kurti ka edhe 8 ditë afat prej kur ka marrë mandatin me 20 janar 2020 nga kreu i shtetit Hashim Thaçi.