Konfirmohet procesori i vivo T2 Pro
Vivo T2 Pro që lansohet më 22 shtator, u përfol se do të kishte të integruar çipin Dimensity 7200 SoC, gjë që doli të jetë e vërtetë pasi vivo ka njoftuar se T2 Pro do të fuqizohet nga çipi Dimensity 7200, duke e bërë atë “telefonin më të shpejtë inteligjent në segmentin e çmimeve të përballueshme”.
Vivo zbuloi më parë dizajnin e T2 Pro, duke sugjeruar se është një iQOO Z7 Pro i riemërtuar.
Nëse është kështu, vivo T2 Pro do të vijë me një ekran AMOLED të lakuar 6.78” 120Hz FullHD+, 8GB RAM dhe deri në 256GB hapësirë ruajtëse, dhe funksionalitetin Funtouch 13 të bazuar në Android 13, shkruan GSM Arena, transmeton Telegrafi.
Ky telefon do të ketë një bateri me kapacitet 4,600mAh me karikim 66W, do të ketë një vlerësim IP52 dhe do të ketë tre kamera, ajo kryesorja do të ketë sensor 64MP (me OIS dhe EIS), kamera për fotografi “deep” vije me një sensor 2MP dhe ajo për fotografi selfie e ka sensorin me 16MP.
Vivo të zbulojë akoma më shumë detaje rreth T2 Pro teksa i afrohemi prezantimit të tij më 22 shtator.