Konfirmohet: EULEX arreston Hysni Gucatin, do transferohet në Hagë
Forcat Speciale të EULEX-it, sapo kanë arrestuar Kryetarin e OVL UÇK-së, Hysni Gucati.
Këtë e ka konfirmuar tani, avokati i veteranëve Tomë Gashi, ndërsa thotë se Hysni Gucati, do të transferohet në Hagë.
“Tani u arrestu nga policija e eulexit kryetari i OVL te UÇK zoti Hysni Gucati dhe do te transferohet ne Hague! Bastisjet po vazhdojn!”, ka thënë ai.
Edhe nënkryetari i veteranëve, Nasim Haradina, ka treguar se është arrestuar kryetarin e OVL UÇK-së, Hysni Gucati.
I njejti ka bërë të ditur Gucati do të dërgohet sot për në Hagë, derisa, momentalisht është ende në zyrat e veteranëve.