Komunat që u preken nga koronavirusi në 24 orët e fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se në vend janë konfirmuar 130 raste pozitive me COVID-19.
IKSHPK po ashtu ka njoftuar se Prishtina është komuna e cila prinë me më së shumti raste në 24 oët e fundit.
“ Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Skenderaj dhe Suharekë”, thuhet në njoftim/FaktePlus