Komunat me më së shumti raste aktive me Covid-19 në Kosovë
Prishtina është duke prirë dukshëm ndër komunat e tjera për numrin më të lartë të rasteve aktive me Covid-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në kryeqytet aktualisht janë 1,112 raste aktive me Covid-19.
Pas Prishtinës vjen Mitrovica me 200 raste aktive dhe Ferizaj dhe 172.
Më shumë raste aktive ka edhe Prizreni (171), Gjakova (112), Gjilani (103), Peja (102), Vushtrria (86), Podujeva (84), Fushë Kosova (78), Klina (65), Suhareka (62), Malisheva (60), Drenasi (48), Vitia (43), Kaçanik (42), Obiliqi (40) e kështu me radhë.
Vetëm dje, Prishtina regjistroi 160 raste të reja me Covid-19, Mitrovica 48 raste, Peja dhe Gjilani nga 21 raste, Gjakova 18 raste, Vushtrria 17 raste, Podujeva 14 raste, Ferizaj, Klina dhe Prizreni me nga 13 raste, Obiliqi dhe Deçani nga 11 raste e kështu me rashë.
Në total numri i rasteve aktive është 2.811.