Komunat ku sot pati të infektuar me Koronavirus, Prishtina sërish e para
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka publikuar rezultatet e testeve të 24 orëve të fundit, ku tregohet se kanë rezultuar si pozitivë me kroonavirus edhe 213 raste nga 494 mostra.
Shifrat tregojnë se komuna e Prishtinës vazhdon të mbetet e para me numrin me të madh të të infektuarve.
Vetëm në kryeqytet janë 80 raste të reja me Covid-19, mandej vjen Prizreni me 17, Ferizaj me 15.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 80 raste, komuna Prizren 17 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna komuna Gjilan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Drenas 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Dragash, Kamenicë, Klinë dhe nga 1 rast Obiliq dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Me infektimet e sotme, numri total i rasteve pozitive ka arritur në 6.680 në Kosovë nga 33.289 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
IKSHPK thotë se janë gjithsej 164 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 109 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.614 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.902./FaktePlus