Komuna ma mbylli barnatoren pa asnjë vendim, ankohet farmacisti nga Vushtrria
Besnik Bashkolli po ankohet se Komuna i Vushtrrisë i ka mbyllur barnatoren gjatë ditës së sotme. DOA Pharmacy Center sipas pronarit të saj, Besnikut, u mbyllë sot pa asnjë vendim nga ana e komunës sipas të cilit do të arsyetohej një veprim i tillë.
Pronari i kësaj kompanie, Besnik Basholli, ka thënë se mbyllja e barnatores së tij nga ana e komunës pa një vendim, shkakton humbje të mëdha financiare për të dhe dhjetë punëtorët e barnatores Doa Pharmacy.
“Sot ne u urdhëruam që t’i mbyllim të dy barnatoret tona që i kemi në qytetin e Vushtrrisë. Inspektorët e komunës pa ndonjë vendim na urdhëruan që t’i mbyllim ato. Me këtë veprim komuna po i bën shumë dëm biznesit tim sepse unë i kam dhjetë punëtor që dy barnatoret që punojnë për mua. Nuk po e kuptoj qëllimin e gjithë kësaj pune”, thotë Basholli.
Ai deklaron se orarin e Ministrisë së Shëndetësisë për kujdestari pas orës 17:00 e ka respektuar tash e disa javë. Andaj sipas tij, në ditë vikendi, orar të rregullt, nuk është dashur që të mbyllen këto barnatore.
“Nuk më kanë lëshua procesverbal për mbyllje. Dy barnatore në Vushtrri mi kanë mbyllë. Kjo punë është në dëm të popullatës. Nuk kemi qenë të paralajmëruam nga ana e komunës për mbyllje. Ne e kemi repsektu vendimin e ministrisë për mbylljen e barnatoreve në ora 17:00. Orarin e kujdestarive e kemi respektua me përpikëri”, sqaron Basholli.
Ai thotë se i kanë 9 mijë e 500 artikuj farmaceutikë në barnatoren e tij.
Bashilli tutje sqaron se për këtë vendim të komunës është ankuar edhe në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Odën e Farnaceutikëve.
Megjithëkëtë, gazeta ka provuar që ta marrë një përgjigje nga komuna e Vushtrrisë. Mirëpo kryetari i komunës, Xhafer Tahiri ka qenë i pa qasshëm.
E nga barnatorja bëjnë me dije se nesër nga ora 7 deri ne oren 22:30 , barnatorja do të qëndrojë e hapur.