Komuna e Prishtinës njofton për orarin e autobusëve dhe numrin e udhëtarëve që lejohen
Bazuar në masat e fundit të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e koronavirusit, Komuna e Prishtinës ka reduktuar orarin e autobusëve të Trafikut Urban.
Në një njoftim në Facebook, Komuna e Prishtinë ka treguar se linjat e Trafikut Urban do të punojnë vetëm deri në ora 20:30. Me masat e reja kufizuese, në Komunën e Prishtinës ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit.
“Bazuar në masat e fundit të Qeverisë për parandalim të përhapjes së pandemisë, i njoftojmë qytetarët se autobusët e NPK “Trafiku Urban” Prishtinë, do të qarkullojnë deri në ora 20:30. Pra, nisja e fundit në linjat urbane është në ora 20:30”.
“Kërkohet respektimi i masave në fuqi që përfshijnë bartjen e maskës mbrojtëse, kufizimi i numrit të udhëtarëve max. 20 dhe respektim të distancës edhe brenda autobusit”, thuhet në njoftim.