Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në vlerë 66 milion euro
Komuna e Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje me Ambasadoren franceze në Kosovë, Marie-Christine Butel, për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai ka thënë se projekti ka vlerë prej 66 milionë euro, në të cilin Qeveria e Kosovës, do të kontribuojë me 20 milionë euro shtesë në projekt dhe do të implementohet deri në vitin 2025, në faza të ndryshme.
Përveç Prishtinës, ky projekt mbulon edhe trajtimin e ujërave të zeza në komunat fqinje, Obiliq, Fushë Kosovë dhe potencialisht Graçanicë.