Komuna e Prishtinës ka një njoftim për qarkullimin e bujqve
Komuna e Prishtinës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka njoftuar fermerët se ku mund të pajisen me dokumentin për qarkullim
Në postimin e Komunës së Prishtinës bëhet e ditur se të gjithë fermerës mund të drejtohen përmes emailit zyrtar apo zyreve të Drejtrorisë së Bujqësisë për t;u pajisur me dokumentin përkatës.
“Duke u bazuar në vendimin e MBPZhR-se, Drejtoria e Bujqesisë në Komunen e Prishtinës krijon mundësinë e pajisjës me dokumentin për qarkullim për të gjithë fermerët e Komunës së Prishtinës. Të gjithë fermerët mund të drejtohen përmes emailave zyrtar ose pranë zyreve të Drejtorisë se Bujqësisë në Komunës e Prishtinës çdo ditë të punës duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 16:00”, theksohet në njoftimin e KP’së.
Po ashtu, bëhet e ditur se bujqit e pajisur me këtë lëje qarkullimi do të jenë të lirë të punojnë në fermat e tyre dhe të qarkullojnë nga komuna në komunë, për të realizuar punët e domosdoshme bujqësore, përveç nga dhe në vatrat e përhapjes së infeksionit.
Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:
Për fermerët tanë!
Duke u bazuar në vendimin e MBPZhR-se, Drejtoria e Bujqesisë në Komunen e Prishtinës krijon mundësinë e pajisjës me dokumentin për qarkullim për të gjithë fermerët e Komunës së Prishtinës.
Të gjithë fermerët mund të drejtohen përmes emailave zyrtar ose pranë zyreve të Drejtorisë se Bujqësisë në Komunës e Prishtinës çdo ditë të punës duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 16:00.
Emailat:
shtabi.pr@rks-gov.net
[email protected]
[email protected]
Numri Kontaktues:
038 – 245 – 666
Ju rekomandojmë që këtë sherbim ta kryeni përmes emailit në mënyrë që të shmangim sa më shumë kontaketet me njëri-tjetrin.
Orari i qarkullimit për bujqit individual të pajisur me Numër Identifikues të Fermës (NIF), vetëm për të punuar në fermat e tyre, do të jetë nga 06:00 deri në 20:00.
Bujqit e pajisur me NIF do të jenë të lirë të punojnë fermat e tyre dhe të qarkullojnë nga komuna në komunë, vetëm për të realizuar punët e domosdoshme bujqësore, përveç nga dhe në vatrat e përhapjes së infeksionit. Për të qarkulluar, bujqit duhet në çdo kohë të kenë me vete:
i. Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit
ii. Aneks 1 të Certifikatës – Shënimet e Fermerit të Regjistruar
iii. Letërnjoftimin
Të punësuarit në fermë duhet të pajisen me “Vërtetim për lëvizje të lirë” i cili plotësohet nga pronari i fermës të cekur në Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit.
Vërtetim për lëvizje të lirë mund të shkarkohet në faqen e internetit të MBPZhR-së ose në inkun e bashkangjitur:
https://www.mbpzhr-ks.net/…/VERTETIM_PER_LEVIZJE_TE_LIRE_14….