Komuna e Prishtinës do të shpenzojë mbi 261 mijë euro për kifle
Komuna e Prishtinës ka njoftuar për dhënien e kontratës për furnizim me kifle për nxënësit e shkollave fillore të kryeqytetit.
261.144,00 euro është vlera e kontratës e cila është dhënë nga Komuna e Prishtinës.
Premium Bakery e cila do të furnizojë shkollat e kryeqytetit me kifle për gjashtë muaj, ka dhënë çmimin më të ulët, 247.752.00 euro, bëhet e ditur në kontratën e publikuar nga Komuna e Prishtinës.
Shujtat me kifle dhe qumësht për nxënësit e shkollave të Prishtinës kanë filluar të shpërndahen nga viti 2015.
Prej atëherë, ka pasur shumë pakënaqësi rreth dhënies së tenderëve dhe operatorëve të cilët Komuna e Prishtinës ka përzgjedhur.
Probleme me kontratat, ka pasur për qumështin, ku kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, akuzohej se po favorizonte kompani të caktuara.