Komuna e Gjilanit nis aksionin për lirimin e hapësirave publike
Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave private dhe publike te Shtëpia e Mallrave.
Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka njoftuar se ky aksion ka nisur të premten dhe do të vazhdoj deri në largimin e kontrukteve të metalta, të cilat janë shfrytëzuar si terasa verore pa vendime e pëlqime.
“Po i lirojmë hapësirat private dhe publike në bazë të peticionit të nënshkruar nga shumica e pronarëve te Shtëpia e Mallrave. Po lirohen hapësirat jashtë objektit, të cilat janë shfrytëzuar si terasa verore, pa vendim e pëlqim nga drejtoritë përkatëse. Të gjithë ata që nuk posedojnë leje dhe e tejkalojnë hapësirën jashtë objektit, kontruktet metalike do të largohen”, ka thënë Rushiti.
Ai ka theksuar se Shtëpia e Mallrave po rikthehet në gjendjen e mëparshme./FaktePlus