Komuna e Drenasit pa asnjë rast aktiv me koronavirus
Po bëhen pothuajse 3 muaj prej që janë paraqitur rastet e para me Koronavirus në Kosovë , duke i përfshirë edhe shumicën e komunave. Një prej komunave që për momentin nuk ka asnjë rast aktiv me këtë virus është ajo e Drenasit.
Se kjo komunë nuk ka asnjë rast aktiv të infektuar me COVID-19 e thonë nga komuna.
Zyra për Informim e komunës së Drenasit ka shpjeguar për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus se si për këtë tre muaj janë përballur me virusin korona që u shpërnda në gjithë botën.
“Komuna e Drenasit, fatmirësisht nuk ka asnjë rast të prekur me virusin COVID-19. Në fillim kur janë paraqitur rastet e virusit, një person me vendbanim nga Drenasi ka dalë pozitiv, mirëpo që nuk ka jetuar në Drenas dhe një grua në Zabel të Ulët e cila pasi disa testeve të ripërsëritura ka dalë negativ ajo dhe gjithë familja”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim dhënë Agjencisë së Lajmeve FaktePlus.
Në mesin e shumë bizneseve që u rihapen pas lehtësimit të masave, ishin edhe çerdhet.
Me 2 qershor, sikurse në shumë vende të Kosovës, edhe Drenasi mori vendim që t’i hap dyert e çerdheve publike por edhe private.
Mirëpo, para se fëmijët të dërgoheshin aty, Drejtoria e Arsimit në Komunës së Drenasit dezinfektoi secilin objekt të çerdhes, në mënyrë që të mbroheshin nga koronavirusi.
“Pas njoftimit nga Qeveria, lidhur me hapjen e çerdheve, Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit me datë 02.06.2020 (e martë) ka njoftuar për hapjen e çerdheve private dhe atë publike. DKA-ja, ka marrë të gjitha masat e nevojshme sipas rekomandimeve të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, për rihapjen e çerdheve, ku janë bërë dezinfektimet e objekteve dhe pastrimi i tyre.”, thuhet në mes të tjerash në përgjigjen e komunës së Drenasit.
Ndër të tjera, gjatë periudhës së pandemisë u mbyllën shumë biznese dhe si rrjedhojë u përkeqësua edhe gjendja financiare. Kësisoj komuna e Drenasit ka shpërndarë 2600 pako ushqimore- higjenik të cilat kanë përbërë 18 artikuj dhe një thes miell.
Kjo situatë bëri edhe se inspektorët komunalë vazhdimisht të bëjnë monitorimin e bizneseve për të parë se sa po respektonin masat mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Që nga 13(e premte) marsi edhe kur u paraqitën dy rastet e para të infektuar me koroanvirus në Kosovës, numri i të infektuarve ka shkruar në 1 mijë e 263 persona. Ndërkaq, 912 persona fituan betejën me COVID-19, si dhe 31 persona të tjerë kanë vdekur./FaktePlus/