Komuna e Drenasit liron nga taksa të gjitha bizneset për vitin 2020
Komuna e Denasit në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin që të lirohen nga taksat komunale bizneset që operojnë në kë të komunë
Sot është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ku për diskutim ishin 4 pika, mirëpo me propozimin e kryetarit Ramiz Lladrovci, janë shtuar edhe 4 pika të tjera për diskutim.
Në këtë mbledhje është vendosur që të lirohen nga taksat komunale të gjitha bizneset që operojnë në komunën e Drenasit.
“Pika e dytë, propozim-vendimi për lirim nga taksa komunale për bizneset që operojnë në Komunën e Drenasit për vitin 2020 pas diskutimit u miratua me shumicë votash nga asambleja komunale”, bëhet e ditur në një njoftim të Komunës së Drenasit.
“Pikat e propozuara nga kryetari Lladrovci ishin; propozim vendimi për lirim nga taksa komunale për vitin 2020 për bizneset që operojnë në Komunën e Drenasit, draft propozimi për ndryshim-plotësimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal 2020-2024, propozim vendimi për rritjen dhe bartjen e të hyrave nga viti 2019 në vitin 2020 si dhe raporti financiar i zhvillimit të buxhetit janar-mars 2020”, thuhet në njoftim.
Ne këtë mbledhje është diskutuar edhe raporti financiar për zhvillimin e buxhetit për periudhën janar-mars 2020.