Komuna e Drenasit jep detaje për viktimën që ishte me COVID- 19
Javët e fundit, Kosova shënoi rritje të madhe në numër të rasteve pozitive me COVID- 19 dhe në numër të viktimave për shkak të këtij virusi.
Sot u lajmërua një vdekje nga koronavirusi, shkruan Agjencia e Lajmeve FaktePlus.
E viktima ishte nga komuna e Drenasit. Këtë e bëri të ditur vetë kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.
Në një postim në Facebook, Lladrovci ka thënë që në Klinikën Pulmologjike ka vdekur një qytetare e Drenasit me
COVID- 19.
“Për fat të keq, nga Klinika e Pulmologjisë në Prishtinë, jemi njoftuar se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19.”, ka shkruar Lladrovci.
Në një përgjigje për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, Komuna e Drenasit ka dhënë detaje për viktimën.
“Viktima është e moshës 68 vjeçare dhe e njëjta ka pasur sëmundje tjera shoqëruese”, kanë thënë nga Komuna e Drenasit.
Burime të FaktePlus mësojnë që viktima ka qenë nga fshati Arllat.
Kjo është viktima e parë që ka vdekur si pasojë e COVID- 19 nga komuna e Drenasit.
Vetëm dje në Kosovë u regjistruan 103 raste pozitiv me COVID- 19. Ndërsa numri i viktimave deri tash është 108./FaktePlus