Kompetencat për masat emergjente rreth koronavirusit sjellin shqetësime
Një grup prej 13 vendeve anëtare të BE-së kanë thënë se janë thellësisht të shqetësuara për përdorimin e masave emergjente për të trajtuar shpërthimin e koronavirusit.
Sipas tyre është e ligjshme të përdoren “masa të jashtëzakonshme”, por disa fuqi mund të kërcënojnë “demokracinë dhe të drejtat themelore”.
Në fillim të kësaj jave parlamenti i Hungarisë i dha Kryeministrit Viktor Orban, mbështetje për kompetenca të reja.
Shtetet e tjera po shqyrtojnë masa të ngjashme.
Qeveritë në të gjithë kontinentin kanë kufizime të mëdha për lëvizjen në përpjekje për të përmirësuar përhapjen. Por ka frikë që disa liderë dhe parti po e përdorin pandeminë, si një justifikim për të kontrolluar me forcë vendet e tyre.
Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Spanja dhe Suedia, publikuan një deklaratë rreth kësaj çështje ditën e mërkurë.
Në deklaratë 13 vednet thonë se “duhet ta kapërcejmë bashkërisht këtë krizë dhe të mbështesim bashkërisht parimet dhe vlerat tona evropiane në këtë rrugë”, duke shtuar se ata mbështesin planet evropiane për të monitoruar masat.
Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok, shkruajti lidhur me këtë deklaratë në Twitter.
“Sundimi i ligjit, demokracia dhe të drejtat themelore duhet të mbeten parime të forta të shoqërive tona, gjithashtu në kohë koronavirus”. shkroi ai.
Ai thekson se çdo kompetencë apo fuqi e re e dhënë për të luftuar pandeminë duhet të jetë proporcionale dhe e natyrës së përkohshme, të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe t’i nënshtrohet një kontrolli të rregullt.
Evropa është goditur shumë nga pandemia e koronavirusit, me më shumë se 30,000 vdekje.