Kompanitë e taksive uzurpojnë parkingun e banorëve në Ulpianë
Parkingu i banorëve në Ulpianë tek ndërtesat e quajtura soliterat apo te fontana, është bllokuar krejtësisht nga kompanitë e taksive. Ky po paraqet problem të madh për banorët, problem që është i kamotshëm.
Në faqen ‘Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë’, qytetarët janë ankuar për bllokimin e parkingut te soliterat në Ulpianë, nga ana e kompanive të taksive.
Fotografitë e publikuara në këtë fanpage shihet se parkingu në këtë pjesë është totalisht i nxënë dhe banorët kanë mbetur pa opsione të tjera.
Te ‘Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë’ madje kjo po quhet edhe uzurpim. Për këtë problem bëhet e ditur se është njoftuar Komuna dhe Policia.