Kompanitë e miellit po i rrisin çmimet e po mashtrojnë për sasinë
Pas shfaqjes së virusit COVID-19 edhe në Kosovë biznese të shumta kanë vazhduar me rritje të çmimeve të produkteve ushqimore në veçanti të miellit, përveç kësaj tani kanë filluar edhe mashtrime rreth sasisë.
Në adresën e Insajderit kanë arritur dy fotografi të dy kompanive të miellit, bëhet fjalë për kompaninë “Qali” në Banullë të Lipjanit dhe “Jehona” në Bablak të Ferizajt.
Qytetarët përveç se janë ankuar se kanë blerë nga 10 euro 25 kilogram miell e që para shfaqjes së virusit ka kushtuar 8-9 euro, ata kësaj radhe patën edhe një ankesë tjetër.
Theksojmë se nuk kanë qenë të pakta raportimet për ngritje të çmimeve të produkteve ushqimore e farmaceutike, që nga gjendja e krijuar nga virusi korona.
Ndryshe, për çdo ndryshim në rritjen e çmimeve nga bizneset, Ministria e Financave dhe ATK-ja kanë lëshuar një numër në të cilin mund të thërrisni kur vëreni ndryshime të tilla.
Bizneset kanë filluar me ngritje të çmimeve që nga momentin kur Qeveria e Kosovës mori masat preventive për koronavirus.