Kompania në Prishtinë derdh vaj motori në rrugë, veturat aksidentohen sikurse në akull
Një papërgjegjësi totale e një kompanie në Prishtinë u ka kushtuar sot shoferëve në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Kjo kompani, ka derdhur vaj motori në këtë rrugë, ku si pasojë e gjithë rruga është lyer me këtë lëndë.
E veturat pastaj aty, kanë rrëshqitur sikur të kishte akull.
Rasti është denoncuar nga “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë”, teksa është publikuar edhe video.
“Sot rruga Isa Kastrati në Prishtinë, një kompani ka derdhur vaj motorri dhe gjithë rruga është lyer me vaj!
Tri Aksidente gjatë ditës nga rrëshqitja!”.