Kompania “MobileZone” ndanë një bursë për një student nga Drenasi
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me pronarin e kompanisë “MobileZone”, Abdullah Zenelin, për të ndihmuar një studentë të Komunës së Drenasit me bursë për vitin akademik të studimeve 2018-2019.
Me këtë rast, kryetari Lladrovci ka falënderuar pronarin e kësaj kompanie Abdullah Zeneli, për këtë ndihmë që ka ofruar për të përkrahur studentët e Komunës së Drenasit.
Ai ka vlerësuar se përmes kësaj ndihme, do të ju lehtësohet sadopak barra familjare për studentët.
“Kompania “MobileZone” me pronarë Abdullah Zeneli, do të ndajë bursën për studentin nga lista pritëse e përfituesve sipas konkursit të shpallur me datën 05.10.2018. Nga lista pritëse e përfituesve të bursave, kanë mbetur edhe 13 studentë pa e marr bursën, ndërsa së shpejti do të njoftohen studentët përfitues për përkrahjen nga donatorët tjerë. Komuna e Drenasit nga buxheti ka ndarë 140 bursa për studentët e nivelit Bachelor dhe 20 për nivelin Master, ndërsa pjesa tjetër përmes donatorëve dhe gjithsej përfitues të bursave janë 227 studentë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit. /FaktePlus