Kompania kineze pritet të prezantojë robotin konkurrent të Optimus të Tesla-s
![](https://fakteplus.net/wp-content/uploads/2024/01/Screenshot_6-6-1130x635-1-scaled.jpg)
Kompania kineze Kepler, së shpejti pritet të prezantojë robotin Forerunner, të cilin e pozicionon si një konkurrent të Optimus të Tesla-s.
Kepler tha se seria Forerunner demonstron aftësi të avancuara në lëvizjen e trupit, kontrollin e duarve, dhe përceptimin vizual.
Roboti 1,78 centimetra i gjatë, i cili peshon 85 kilogramë, ka aftësi të lëvizë nëpër terrene sfiduese, të shmang pengesat, dhe të manipulojë me shkathtësi objekte me duart e tij.
Gjithashtu, Forerunner përmban sensorë të teknologjisë së lartë, të cilet e lejojnë të kuptojë rrethanën në të cilën ndodhet. Ndër ata sensorë janë një aparat fotografik dhe katër mikrofona.
Shitja e tij planifikohet të nis në gjysmën e dytë të këtij viti.