Kompania “Bavaria” kujdeset për punëtorët, u jep pushim për shkak të koronavirusit
Tashmë kur virusi misterioz i njohur si “koronavirus” po vazhdon të përhapet me të madhe në vendet e Ballkanit shumë kompani janë mbyllur.
Së fundi, nga ky virus është prekur edhe Kosova, ku gjatë ditës së djeshme janë shënuar dy raste, shkruan FaktePlus.
Qeveria e Kosovës, mbrëmë në një mbledhje të jashtëzakonshme ka marrë disa vendime në mesin e të cilave ka kërkuar që edhe kompanitë private të reduktojnë numrin e punëtorëve dhe shumica të punojnë nga shtëpia.
E, si duket këtë vendim të Qeverisë kanë filluar ta zbatojnë shumë kompani në Kosovë.
Madje, kompania “Bavaria”, ka marrë vendim që prej nesër e deri më datën 22 mars ta mbyll komplet kompaninë dhe punëtorët të qëndrojnë në shtëpi.
Këtë e ka bërë të ditur vet bashkëthemeluesi i saj , Blerim Hyseni.
Postimi i tij i plotë:
Njoftim
Nga. 15.03.2020 deri 22.03.2020
Për arsye të situatës së krijuar nga koronavirusi ne vendin ton ne si kompani pas një takimi me të gjithë punëtorëte Bavaria vendosem të kujdesemi për shkaqe sigurie nga kjo epidemi -Në datat e lartë shenuara e tër tëkompania do të jetë e mbyllur dhe punëtoret do të qendrojnë në shtëpit e tyre
Përçdo ndryshim do të ju njoftojm me koh.
Me rrespekt për të gjithë ju Bavaria./FaktePlus