Kombi më i dashur i shqiptarëve: Volkswagen del me tip të ri
Kombi më i dashur për kosovarët Caravele i Volkswagen ka zbuluar versionin më të ri.
I quajtur T6.1, ky version i ri do të ketë teknologji të re, stil të ri e fuqi elektrike. Çmimet e tyre ende nuk janë zbuluar ndërsa versioni Transporter pritet të lansohet në vjeshtë të këtij viti.
Në Transporterin e ri, VW ka shtuar sistemet e sigurisë si asistimi në trafik (Traffic Assist), asistimi në trafik (parking assist) e asistim në rimorkio (trailer assist).
Nga brenda ka sistemin e argëtimit me ekran 9.2 inç që përkrah Apple CarPlay e Android Auto.
Një varg i gjerë i motorëve do të ofrohen me të, duke filluar me 4 versione të motorit 2.0 litërsh me katër cilindra turbo diesel me kuajfuqi të ndryshme, duke filluar nga 87 kuajfuqi e deri te ai më i fuqishmi me 193 kuajfuqi.
Risia më e madhe që Volkswagen sjell me këtë model është versioni i gjithi elektrik që prodhon 108 kuajfuqi e që mund të përshkoj deri në 400 kilometra rrugë me një mbushje të vetme të baterive.