Kombëtarja e Anglisë zbarkon në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë
Lojtarët e Kombëtares së Anglisë kanë zbarkuar në aeroportin “Adem Jashari”, në Prishtinë, një ditë para ndeshjes që do ta luajnë kundër Kosovës.
Anglia do të jetë mysafire e Kosovës në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020, në një ndeshje prestigji, pasi tashmë dy kombëtaret kanë mësuar fatin e tyre.
Qytetarët e Kosovës kanë organizuar një pritje madhështore për lojtarët anglezë, të cilët veçse kanë zbritur në Prishtinë.
Lojtarët dhe stafi i kombëtares së Anglisë tashmë kanë marrë rrugë për t’u akomoduar në hotel