Komandantja që udhëheq rreth 100 ushtarë të Kosovës
Mimoza Budeci, komandantja e vetme në kompaninë e Manovrës në batalionin e reagimit të shpejtë
Uniformat u kanë hije… Forcat e Sigurisë së Kosovës nga nesër e tutje do jenë ushtarë të Kosovës.
Por pjesë e pandashme kësaj ushtrie sigurisht do jenë edhe gratë, të cilat kanë kontributin kryesor në secilën kazermë, batalion e udhëheqje, raporton T7.
Në krye të udhëheqjes është edhe Mimoza Budeci.
Ajo që dhjetë vjet është në krye të detyrës.
E në ballë të luftës del me 96 ushtarë.
Ëndrra për tu bërë ushtare i kishte filluar qysh moti, qysh para dhjetë viteve ajo ishte duke u përgatitur akademikësh për të prekur cakun.
E ajo tregon se sa është sfidë që të jesh e para të japësh alarmin dhe shembullin më të mirë për vajzat e tjera të cilat do t’i bashkëngjiten ushtrisë.
Bërja e ushtrisë Komandant Budecin e bënë edhe më shumë përgjegjëse për t’i shërbyer vendit.
Janë mbi 200 femra që bartin me krenari uniformën ushtarake. Shumë nga to kanë edhe përgjegjësi familjare, rrisin fëmijë.