Kollçaku: Së shpejti do të kemi takim me LDK-në
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha- Kollçaku ka deklaruar se shumë shpejtë do të kenë takim me LDK-në, por, që nuk ka treguar se për kur është caktuar që të shihen Albin Kurti e Isa Mustafa.
Kollçaku thotë se ka vullnet të dyanshëm politik, derisa shton se asnjëherë nuk kanë pretenduar që presidenti të jetë nga radhët e LVV-së.
“Jemi ku jemi qytetarët janë lodhur dhe jemi lodhur gjithë ne. Tani po ndodhë diçka e re pas 20 vjet pas luftës. Ishte dashur me mbetë shpresë sepse nëse jetësohet do të prek jetën e qytetarëve drejtpërdrejtë ta ndalim një politikë korruptive. Nëse qytetarët e kanë parasysh ky proces nuk është i gjatë pasi LVV-ja për herë të parë ka mundësi që të qeverisë me vendin plotësisht tjetër”.
Ka vullnet të dyanshëm politik. LVV-ja me bindje të plotë ka qenë shumë korrekte. LVV-ja përkundër faktit që ka dalë e para është subjekt fitues, ka pasur një partneritet të mirëfilltë me LDK-në. Ta kemi kryeministrinë nga radhët tona edhe kryeparlamentarin. Presidenti ka qenë në fillim, ne nuk kemi pretenduar të jetë nga LVV-ja”, ka deklaruar ajo.
Tutje, nënkryetarja e LVV-së thotë se duhet të ri konfirmohet vullneti i të dy palëve.
“Tani jemi ku jemi, ri konfirmojë vullnetin e dy palëve. Ne nuk e kemi përmbyllë dhe dy palët janë duke bërë maksimalisht që të ndodhë një takim. Shumë shpejt do të ndodhë. Takimi do të ndodhë, i kemi aftat kushtetuese. Do të ndodhë, por nuk e dimë se kur.
“Për çdo gjë tjetër do të ulemi të gjejmë një zgjidhje. Do të shohim mundësit që t’i shohim këtë bashkëqeverisje si ndryshim. Nëse janë të pranueshme figurat nga dy subjektet nuk e shoh të pa arsyeshme vazhdimin e dialogut e ta jetësojmë vullnetin e qytetarit të Kosovës”, shtoi e njëjta.
Kollçaku ka deklaruar se zyrtarët e LDK-së janë ata që kanë dalë në kundërshtim me deklaratat e njëri – tjetrit.
“Ne i kemi në dispozicion ditët, kemi pritur deri tani, është mirë të mos ngutemi. Nëse është interesi i përbashkët për të jetësuar këtë koalicion atëherë mund ta gjejmë zgjidhjen. Zyrtarët e LDK-së kanë dalë në kundërshtim me deklaratat e njëri tjetrit. Jam optimiste nuk e mendoj njëherë për një zgjidhje tjetër përveç koalicionit”, tha ajo./FaktePlus