Kollçaku: Qeveria Kurti 2 po vjen
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisjes ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Tentim-grabitja e pushtetit, pa zgjedhje, në kohën e pandemisë globale, përfundimisht shpërfaqi pafytyrësinë e ish-pushtetarëve dhe moskujdesin e tyre për shëndetin e qytetarëve”, ka thënë Kollçaku.
“Vërtet, kurrë nuk është vonë me u koritë. Tentim-grabitja e pushtetit, pa zgjedhje, në kohën e pandemisë globale, përfundimisht shpërfaqi pafytyrësinë e ish-pushtetarëve dhe moskujdesin e tyre për shëndetin e qytetarëve.
Kanë pak kohë në dispozicion dhe duan të kryejnë punë. Por koha nuk punon për ata. QEVERIA KURTI 2 po vjen”, ka shkruar Kollçaku.