Kollçaku: Disa deputetë “paqësor’ në foltore, nxënës të pasjellshëm nga ulësja
Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka thënë se ka deputetë që nga foltorja tregohen paqësor kurse kur janë të ulur sillen si nxënës të pasjellshëm e problematik.
Kollçaku ka thënë poashtu se para seancës duhet secili të pajiset me durim.
Postimi i plotë:
Kur disa deputetë flasin kinse “paqësisht” nga foltorja, e nga ulësja sillen si nxënësit më të pasjellshëm dhe problematikë.Pengojnë punën, komentojnë gjatë gjithë kohës deri në banalitet, pamundësojnë dëgjimin e fjalimeve me tendencë për krijim të situatave të padëshiruara.Para nisjes në seancë, pajisja me durim ndaj sjelljeve të patolerueshme, është domosdoshmëri.