Kofshët e pulës, përplot hormone dhe të dëmshme për fëmijët
Kofshët e pulës, të cilat përgatiten në restorantet e ushqimit të shpejtë, kryesisht vijnë nga vendet e kontinentit amerikan, sidomos Brazilit, Kanadasë dhe SHBA-së.
Dhe studime të shumta që janë realizuar pikërisht me këtë lloj mishi, duke përfshirë edhe studimin më të ri nga Universiteti i Nju Jorkut, tregojnë se në shumicën e rasteve kemi të bëjmë me produkte të cilat janë të mbushura me hormone të ndryshme, që përdoren si për rritjen e masës së mishit, po ashtu edhe për përmirësimin e shijes dhe për qëndrueshmëri sa më të gjatë, pasi zinxhirët e restoranteve të ushqimit të shpejtë porosisin sasi të mëdha, me qëllim të ruajtjes së tyre në depo.
“Nga ekzaminimet që i kemi bërë në mishin e pulës, sidomos kofshëve, është konstatuar se ata janë përplot hormone. Po ashtu kanë përbërës për shtimin e shijes dhe rritjen e afatit të qëndrueshmërisë. Këta përbërës janë shumë të rrezikshëm për shëndetin, sidomos për shtimin e peshës, rritjen e rrezikut nga diabeti i tipit 2, llojeve të ndryshme të kancerit, sulmit në tru etj.”, ka deklaruar udhëheqësi i studimit, dr. Brendon Hamilton, nga Instituti për Kontrollin e Cilësisë së Ushqimeve, pranë Universitetit të Nju Jorkut.
Më të rrezikuarit, fëmijët
Ai thotë se në këtë ushqim sidomos e pësojnë fëmijët, por nuk përjashtohen as të rriturit. “Fëmijët janë ata që më së shumti janë të dhënë pas konsumimit të ushqimeve në restorantet e ushqimit të shpejtë dhe ndër ushqimet e preferuara janë edhe kofshët e pulës, transmeton Zëri
Por në analizat që i kemi bërë pikërisht në këtë lloj ushqimi janë gjetur përbërës shumë të dëmshëm, përveç hormoneve të rritjes, të cilët rrezikojnë seriozisht shëndetin e fëmijëve, por jo vetëm. Këshilla jonë është shmangia e këtyre ushqimeve sa më shumë të jetë e mundur. Numri i fëmijëve të cilët kanë probleme me mbipeshën, pastaj problemet me diabetin, kancerin dhe anomalive tjera është rritur jashtëzakonisht shumë viteve të fundit dhe janë shndërruar në një problem global./FaktePlus