Koeman shpjegon arsyen pse e la Messin në bankë
Barcelona festoi një fitore bindëse 5-2 kundër Betis, dhe Lionel Messi hyri nga banka rezervë dhe shënoi dy gola.
Shumë u befasuan nga lëvizja e trajnerit Ronald Koeman, i cili vendosi ta linte Messin në bankën rezervë, kështu që u spekulua se ata janë në një marrëdhënie të keqe.
“Messi kishte dhimbje pas duelit me Dinamo Kiev në Ligën e Kampionëve, kështu që ne vendosëm që ai të jetë në bankë”.
”Të gjithë e dimë se çfarë mund të bëjë Messi në fushë. Të gjithë e pamë në pjesën e dytë se sa i rëndësishëm është ai për ne”, vijoi holandezi