Koci tregon arsyet pse mund të jetë ftuar Thaçi për intervistim
Avokati Arianit Koci ka folur lidhur me intervistimin e Presidentit Hashim Thaçi nga Prokuroria Speciale në Hagë.
Sipas Kocit, Thaçi mund të jetë ftuar për intervistim për vepra të tjera që hyjnë në kompetenca të Prokurorisë, siç është pengimi i drejtësisë.
“Bazuar nga toni i vetë komunikatës së prokurorisë, ndoshta Thaci nuk është ftuar për intervistim për krime lufte, por për vepra të tjera që hyjnë në kompetencë të prokurorisë, siç është pengimi i drejtësisë”, ka thënë Koci.
Ndërkohë, për avokatin që ka zgjedhur Presidenti, Koci ka thënë se ka bërë zgjidhje të mirë.
“Ka bërë zgjidhje të mirë. Ambasadori Pierre-Richard Prosper, është jurist i njohur, ka qenë diplomat i karrierës dhe ka qenë i kyqur edhe si prokuror për krime të luftës”, ka deklaruar Koci në T7.
Ndryshe, kanë kaluar më shumë se pesë orë prej kur presidenti Hashim Thaçi ka hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Hagë. Ai po vazhdon akoma të intervistohet.