Koalicioni PSD-AAK: Haradinaj kandidat për kryeministër
Edhe Këshilli Drejtues i AAK-së dhe ai i PSD-së, sot kanë mbajtur mbledhjet e tyre. Në këto mbledhje është vendosur që këto dy parti të shkojnë në koalicion parazgjedhor.
Në orën 15:00 është paralajmëruara një konferencë e përbashkët e këtyre dy partive ku do të konfirmohen se cila nga to do ta mbajë postin e kryeministrit, mirëpo burimet e Insajderit, tregojnë se nga ky koalicion Ramush Haradinaj do t’i prijë listës ku do të jetë kandidat për kryeministër ndërsa Shpend Ahmeti i dyti.
Haradinaj, sot pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Drejtues të partisë së tij, e konfirmoi këtë koalicion ku ndër të tjera ka thënë se marrëveshje përmban çdo gjë për të shkuar suksesshëm në zgjedhje.