Koalicioni AAK-PSD me dy emra të rinj në dhjetëshen e parë
Edhe koalicioni parazgjedhor AAK-PSD ka bërë publike listën me emrat e 110 kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit. Nga ajo që është publikuar shihet se në dhjetëshen e parë janë dy emra të rinj, që zgjedhjet e kaluara nuk ishin pjesë e garës.
Bëhet fjalë për Burim Ramadanin dhe Xhafer Gashin, përcjell FaktePlus.
Që të dy këta janë pjesë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ani pse kjo e fundit është në koalicion më Partinë Socialdemokrate.
Burim Ramadani në qeverinë e dorëhequr ishte zëvendësministër i FSK-së, derisa Xhafer Gashi mban postin e kryetarit të Komunës së Obiliqit.
Kjo është lista e dhjetëshes së parë nga koalicioni AAK-PSD:
Ramush Haradinaj
Visar Ymeri
Magbule Shkodra
Burim Ramadani
Anton Berisha
Shqipe Pantina
Pal Lekaj
Xhafer Gashi
Donika Kadaj-Bujupi
Dukagjin Gorani./FaktePlus