Koalicioni 100% Kosovë sot mban tubime në dy bastionet e saj, Junik e Deçan
Ditën e tretë të fushatës zgjedhore, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate do ta vazhdojë në Junik dhe Deçan, qytete që vlerësohen si bastione të AAK-së së Haradinajt.
Sipas një njoftimi të AAK-së, tubimi në Junik do të mbahet në një restaurant, dhe do të nis nga ora 16:00.
Ndërkaq, në Deçan do të organizohet një tubim i madh nga ora 18:00, para sheshit qendror të komunës.
AAK dhe PSD kanë mbajtur dy tubime deri tani.
Fushatën e kanë hapur në Suharekë, ndërkaq mbrëmë tubimin e dytë e kanë mbajtur në kryeqytet./FaktePlus/