KMLDNJ kërkon të zbardhet rasti i palgosjes së avokatit Gazmend Halilaj
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Lirive të Njeriut ka kërkuar që të zbardhet rasti i plagosjes së avokatit nga Drenasi, Gazmend Halilaj.
“Sipas pohimit të avokatit Gazmend Halilaj, sot është bërë një atentat ndaj tij kur para shtëpisë së tij është plagosur në dorë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar”, thuhet në reagim.
KMDLNj e gjykon këtë rast dhe kërkon hetime për zbardhjen e këtij sulmi. KMDLNj kërkon që të tregohet kujdes ndaj deklartave, të mos paragjykohet rasti dhe motivi pa përfunduar hetimet nga institucionet përgjegjëse që janë kompetente të merren me rastin.