KMDLNJ tregon se a shkeli KQZ-ja të drejtat e pakicave
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë (KMDLNJ), me anë të një njoftimi për media bën të ditur se e përkrah vendimin e KQZ-së, që në zgjedhjet e 6 tetorit mundet të votohet vetëm me dokumente të Kosovës.
Sipas KDMLNJ ky vendim është në përputhje të plotë me ligjet në fuqi dhe se me asgjë nuk i shkel të drejtat e njeriut.
“Ky vendim i KQZ-së është i drejtë dhe askush nuk mund ta kundërshtojë përveç atyre që për përfitime personale, duan që të kontrabandojnë votues të shteteve tjera e që nuk janë qytetarë të Kosovës”.
“Shembulli i KQZ-së duhet të jetë udhëtregues edhe për institucionet tjera që ende e lejojnë kontestimin e shtetësisë së Kosovës”, thonë nga KMDLNJ.