KMDLNJ dënon kërcënimet dhe linçimin ndaj gazetarit Fidan Jupolli
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka dënuar kërcënimet dhe linçimin ndaj gazetarit, Fidan Jupolli.
Përmes një reagimi KMDLNj ka thënë se pret nga Policia që të identifikojë kërcënuesit e gazeatarit.
“Gazetari i T7, Fidan Jupolli ka deklaruar se po kërcënohet me jetë dhe dëbim nga Kosova nga militantë, siç deklaron ai të LDK-së prandaj, perveç denoncimit publik, rastin e ka paraqitur edhe në Policinë e Kosovës. KMDLNj dënon ashpër kërcënimin ndaj gazetarëve si përpjekje për ngulfatje të lirisë së shprehjes dhe krijimit të opinionit e që mund të mos i ketë pëlqyer kërcënuesve. KMDLNj pret që Policia e Kosovës përkatësisht, Njësia Kundër Krimeve Kibernetike të veprojë shpejt duke identifikuar dhe sjellur kërcenuesit para drejtësisë”, thuhet në reagim.